Dështon e djathta ekstreme në Francë

E publikuar: 13/12/2015 20:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Javën e kaluar u raportua për fitore të Marine Le Pen me Frontin Kombëtar në Francë, mirëpo tani mediat ndërkombëtare, raportojnë se Le Pen ka dështuar në raundin e dytë.
Sipas raporteve, te cilat ende nuk janë të plota, Le Pen ka dështuar t’i marrë votat në rajonet të cilat ishin vendimtare për fitoren e saj.

Ndërkohë, raportohet për rritjen e partisë së ish-presidentit Nicolas Sarkozy.
Fitorja e mundshme e Le Pen, po pritej me shqetësim, pasiqë ajo njihet për politikën e saj ekstreme. Ajo është kundër migrantëve dhe pro dënimit me vdekje./Express/