Dështimi i gjyqtarëve dhe VAR-it, 15 nga 19 penallti duhej të përsëriteshin pasi portierët lëshuan vijën para kohe

E publikuar: 02/07/2018 19:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Momenti i ekzekutimit të penalltisë ka një rregull për portierët, nuk duhet të lëvizin nga vija e portës para se të goditet topi. Por ky është padyshim rregulli që shkelet më së tepërmi në futboll.

Pavarësisht nëse ndodh kjo ndodh gjatë ndeshjes, apo edhe kur gjuhen penalltitë.

Kjo u përsërit edhe në ndeshjet dramatike të së dielës, ku Rusia befasoi Spanjën duke e eliminuar, ndërsa Kroacia vuajti më tepër nga sa mendohej nga Danimarka.

Kjo pasi portierët largoheshin nga vija para se të goditej topi.

Kjo ndodhi me Igor Akinfeev, që u kthye në heroin kombëtar të Rusisë, kur priti edhe dy penallti.

Paraqitje të mirë kishin edhe Kasper Schmeichel dhe kroatin Danijel Subasic, që me nga tre penallti të pritura pas përfundimit të kohës së rregullt barazuan rekordin e Ricardos të Portugalisë.

Një punë e jashtëzakonshme e portierëve, por fakti është që 15 nga 19 penallti që u gjuajtën të dielën, duhet të ishin përsëritur.

Kjo pasi portierët bënin disa hapa para se penalltitë të ekzekutoheshin.

Sipas rregullores së FIFA-s, lëvizja e parakohshme e portierit dhe avancimi nga vija e portës për të zvogëluar rrezen e goditjes është e palejueshme.

Por, edhe pse gjyqtarët ishin vetëm pak metra larg dhe në Rusi 2018 përdoret sistemi VAR, asnjë nga penalltitë nuk u përsërit për shkelje të rregullores. /Telegrafi/