Dështimet në zbatimin e MSA-së kanë dëmtuar Kosovën politikisht e financiarisht

E publikuar: 14/11/2019 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova ka vendnumëruar në procesin integrues dhe ka humbur dhjetëra miliona euro të zotuara nga Bashkimi Evropian, shkaku i ngecjeve në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA). Dështimet janë evidentuar veçmas në këtë mandat dhe përgjegjësia për to dhe për dëmet i është faturuar Qeverisë.

MSA-ja është firmosur dhe ratifikuar në vitin 2015, për llogari të së cilës autoritetet vendore janë obliguar të ndërmarrin një numër të madh veprimesh, të listuara në Programin për Zbatimin e MSA-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prioritetet e dala nga kjo marrëveshje, që përbën më të rëndësishmen të lidhur me Bashkimin Evropian (BE), ishin identifikuar në një dokument të dakorduar me Brukselin zyrtar – Agjendën për Reforma Evropiane (ERA). Ngathtësi janë evidentuar në zbatimin e veprimeve të përshkruara në të dyja.

Qeveria që tash ndodhet në ikje kishte aprovuar Programin kombëtar për zbatimin e MSA-së referuar periudhës 2019-2023. Ai përbënte dokument ligjërisht të detyrueshëm për të gjitha organet e administratës shtetërore, të cilat ishin të obliguara të zbatonin masat afatshkurtra nën përgjegjësinë e tyre, siç ishin planifikuar. Zbatimi mbikëqyrej nga Ministria e Integrimit Evropian.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)