Polici Bahri Beqiri që u kërcënua sot nga Rexhep Selimi, ishte ushtar i UÇK’së (Foto)

E publikuar: 10/03/2016 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Dëshmohet edhe me fotografi | Polici Bahri Beqiri që u kërcënua sot nga Rexhep Selimi, ishte ushtar i UÇK’së”

Bahri Beqiri, ish-ushtar i UÇK’së, tani pjesëtar i policisë së Kosovës, i cili sot u dallua për profesionalizëm në detyrën e tij në Kuvendin e Kosovës në raport me deputetin Rexhep Selimi, ka bërë krenarë ish-bashkëluftëtarët.

Beqiri ishte pjesë e brigadës 141 të Zonës së Shalës, dhe ish-shokët e tij të luftës thonë fjalët më të mira për të duke publikuar edhe foto nga ditët e tij si ushtar i UÇK’së, duke dëshmuar për rolin e tij në këtë kohë.

“Polici Bahri Beqiri i cili dikur ka qenë pjesëtar i UÇK’së, nuk është zmbrapsur fare duke e kryer në mënyrë profesionale punën e tij. Bahri Beqiri veteran i UÇK-së në brigadën 141 të Zonës së Shalës, tash pjesëtar i policisë së Kosovës me aktin e sotëm të drejtë dhe konform kodit të sjelljes së policisë, e theu mitin urban mbi paprekshmërinë e Rexhep Selimit. Edhe pas kërcënimeve serioze që iu bënë atij në detyrë nga një “deputet” kodosh, ai prapë kreu detyrën me gjakftohësi dhe maturi. Bahri me ty janë bashkëluftëtarët,kolegët,dhe shokët…respekt për Policinë e Kosovës,poshtë Kodoshët e sulltanat……..’, shkruan në llogarinë në Facebook të Zonës Operative të Shalës ZOSH.

“T’prej, a more vesh? T’prej”, është dëgjuar Selimi duke i bërtitur Beiqrit, i cili pavarësisht këtij kërcënimi kërcënimi ka kryer punën e tij në mënyrë profesionale duke mos treguar asnjë shenjë frike përballë Selimit për të cilën janë thurur shumë legjenda urbane se i frikësohen policët dhe se askush nuk guxon ta arrestojë.