Dëshmitari që pa aksidentin në Lepenc: Gjeta prangat e armët e policëve, por njerëz nuk pashë

E publikuar: 30/04/2018 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person i cili ka parë aksidentin e veturës që ishte me dy policë, tashmë të zhdukur në lumin Lepenc, ka treguar se çfarë kishte ndodhur natën e aksidentit.
Ai i tha se e ka parë aksidentin dhe menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Dëshmitari i tha Klan Kosovës se në vendin e ngjarjes gjeti pranga të policisë e armët e tyre, por njerëz nuk pa asnjëherë.

Ndryshe, kërkimi për dy policët është ndërprerë për sonte, për të vazhduar nesër herët në mëngjes.

Deri tani, kërkimet kanë rezultuar me gjetjen e disa pjesëve të veturës së policisë.