Dëshmitari i mbrojtur flet për rrugën e drogës në rastin e Naser Kelmendit

E publikuar: 15/03/2016 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky dëshmitar po flet me anë të video-lidhjes.

Ai po tregon për një sasi droge, një kilogram heroinë që nga Turqia erdhi në Bosnjë e përzier me kafe.

Aktualisht është ndërprerë sinjali i video-lidhjes.

Naser Kelmendi akuzohet për vrasje të rëndë,për krim të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike dhe prodhim e përpunim të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.

Shumë seanca të këtij gjykimi janë zhvilluar pa praninë e publikut.

Ai krahas shtetësisë kosovare e ka edhe atë boshnjake, ndërsa u arrestua nga policia e Kosovës në majin e 2013-ës, pasi u kërkua me fletarrest ndërkombëtar nga Bosnja.

Pasi Bosnja e Kosova nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe as marrëveshje ekstradimi, Kelmendi është duke u gjykuar në Kosovë, por ai ka akuzë edhe në Bosnjë.

Në Bosnjë Kelmendi po akuzohet për krim të organizuar, vrasje të mbetur në tentativë dhe për shitje e shpërndarje të substancave narkotike në Amerikën Latine, Turqi, Serbi, Kroaci dhe shtetet tjera të Evropës Perëndimore.

Kur iu lexua aktakuza më 16 janar, Kelmendi u deklarua i pafajshëm, ndërsa e cilësoi  aktakuzën një prodhim nga Bosnja.