Dëshmitari i parë që nuk është njeri, roboti merret në pyetje nga ligjvënësit e Parlamentit (Video)

E publikuar: 17/10/2018 07:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Politikanët që sillen si robotë, nuk janë asgjë e re. Por së fundmi, një robot i vëvrtetë që quhet Pepper, është paraqitur para një komiteti të ligjvënësve të Parlamentit.

Ky është i pari dëshmitar që nuk është njeri, që paraqitet në Parlamentin e Mbretërisë së Madhe, apo të ndonjë shteti tjetër, transmeton Telegrafi.

Pepper që është zhvilluar nga kompania japoneze SoftBank Robotics, ishte ftuar që të jepte format se si mund të avancohet teknologjia robotike, për të ndihmuar në zhvillimin e edukimit shkollor.

Pepper para anëtarëve të komitetit

Roboti i pajisur me katër mikrofon, dy kamera HD, si dhe një ekran të ndjeshëm në prekje të montuar në pjesën e përparme, është përfshirë në projektin studiues të Middlesex University.

Parlamentarët insistojnë se të ftuarit e këtij roboti në sallë, nuk ishte vetëm si raportazh, por një inkuadrim me shkas.

“Nuk është se dikush e solli një lodër të avancuar, vetëm që të bëjë ndonjë demonstrim”, ka thënë parlamentari Robert Halfon. Sipas tij, të paraqiturit e tij ishte për të treguar potencialin robotik, inteligjencën artificiale dhe efektin të aftësive që ka.

Robert Halfon duke marrë përgjigjen prej robotit

Gjatë fjalimit, Papper ishte shumë elokuent kur pyetej për rolin e tij në universitet dhe atë se çfarë robotët mund të sjellin në tavolinë.

Ai diskutoi për hulumtimin mbi kujdesin e shtuar që mund t’ju bëhet të moshuarve, si dhe studimin për të rinjtë që ende nuk kanë zgjedhur çfarë të studiojnë.

“Robotët do të luajnë një rol të rëndësishëm në të ardhme, mirëpo na duhet të zhvillojmë ndjesitë e butësisë, që të jemi sa më të afërt me njerëzit dhe vlerat e tyre”, ka thënë Pepper para komitetit, kur është pyetur për bashkëpunimit që do ketë me njerëzimin.

Komiteti që zhvilloi takimin me Pepper

Ideja prapa këtij takimi, ishte të diskutuarit e zhvillimit të teknologjisë artificiale dhe automatizimit, që do të luajë rol të rëndësishëm në shoqëri.

Duke u siguruar se kjo lloj teknologjie, është e integruar si duhet dhe nuk do ta bëjë njerëzimin të nënshtruar prej një krijimi që e ka bërë vet. /Telegrafi/