Dëshmitarët thonë se autobusi shkeli gruan tek “Mati 1”, rruga pa trotuar

E publikuar: 22/07/2017 19:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua në moshë ka mbetur e vdekur në një rrugë në lagjen “Mati 1” në Prishtinë. Kjo rrugë nuk ka fare trotuar.

Fillimisht nuk dihej nëse vdekja erdhi si pasojë e shkaqeve natyrale, apo ishte në pyetje ndonjë aksident, por më pas, dëshmitarët në vendin e ngjarjes i kanë thënë Klan Kosovës se e moshuara u godit nga autobusi.

Ndërsa, siç kanë treguar policët që kanë dalur për të inspektuar vendin ku ka ndodhur aksidenti, shoferi i autobusit fillimisht kishte ikur, por më pas është dorëzuar vet në polici.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe mjekësia ligjore e cila e ka konstatuar vdekjen.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa nesër do t’u kthehet familjarëve.

Kurse, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka thënë se Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetimet lidhur me vdekjen e dyshimtë të një udhëtareje në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

“Ende nuk dihet nëse është aksident apo vdekje natyrale”, ka thënë Borovci, për Express, të shtunën.