Dëshmia tronditëse e burrit që u dhunua seksualisht nga serbët: Me bajonetë ma kanë dëmtuar organin gjenital dhe zorrën e trashë

E publikuar: 21/04/2021 18:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë nga Kosova ka folur për dhunën seksuale që ka përjetuar nga forcat serbe për 21 ditë gjatë luftë së fundit, shkruan Gazeta Express.

Ai ka treguar se si njëri polic e ka maltretuar për 21 ditë teksa në ditën e parafundit të torturës ia ka dëmtuar organin gjenital me një bajonetë.

“Dhunën e ka bërë i njëjti polic, punët i kanë pasur të ndara që prej bodrumit ku kanë qëndruar komandantën e policisë, ka qenë mbi neve. Maltretime me shkopinj, janë bërë brenda objektit ku kam qëndruar unë. Maltretimet më të mëdha janë bërë 50 metra nga objekti ku kam qëndruar, i njëjti polic me uniformë të zezë dhe kapelën e zezë, vetëm sytë i janë parë dhe kanë qëndruar në atë kafenenë Te Goga. Unë maltretime ma të veçanta prej këtyre e kam pak para ditës së fundit kur me bajonetë ma kanë dëmtuar organin gjenital, zorrën e trashë dhe këmbën e majtë.

Ai ka rrëfyer se në objektin ku është maltretuar janë vrarë edhe dy të rinj.

“Prej ditës së parë deri në ditën e fundit, me fillu me rend prej vendit ku kam qëndruar në bodrum dhe deri tek vendi ku i bëjshin maltretimet me thikë ka qenë larg 50 metra. Aty kam parë duke i rrahë, emra të grave,meshkujve. Kur i kanë mbytur 2 të rinj i kam parë, ka mund të jetë 6 ose 7 maji atë ditë kur është bërë therja e të dyve. I njëjti polic që i bënte maltretimet e mia i ka mbytur edhe ata dy vetë. Personi që na ka bartur ka qenë rom”, ka rrëfyer ai për ATV.