Dëshironi të fitoni një palë atlete me nënshkrimin e Mustafit, kjo është mënyra (Foto)

E publikuar: 21/09/2017 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkodran Mustafi ka vendosur t’i dhuroj një palë atlete të tij të nënshkruara nga po vet ai.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, i cili luan me Arsenali ka vendosur t’i gëzoj tifozët e tij personal dhe të skuadrës londineze.

Kjo pasi Mustafi në postimin e tij në fundit në rrjetet sociale i ka ftuar tifozët e tij të qëllojnë rezultatin e saktë të ndeshjes së ardhshme të Arsenalit në Ligën Premier ndaj West Bromwich Albion.

Mustafi i ka ftuar tifozët që fillimisht të pëlqejnë faqen e tij në Facebook, pastaj të qëllojnë rezultatin dhe në fund ai do ta zgjedh njërin nga fituesit.

“Jam duke i dhuruar një palë këpucë të nënshkruara! Pëlqe faqen time në Facebook dhe qëllo rezultatin e ndeshjes sonë të ardhshme kundër West Bromwich të hënën në komentet e mëposhtme për të marrë pjesë”.

“Unë do të zgjedh një fitues nga të gjitha rezultatet e sakta!”, ka shkruar Mustafi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ndryshe, ndeshja mes Arsenalit dhe WBA-së zhvillohet në stadiumin Emirates dhe fillon nga ora 21:00. /Telegrafi/