Dëshironi të drekoni zhveshur në Londër?

E publikuar: 03/05/2016 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dëshironi të drekoni zhveshur në Londër? Epo mbaji rrobat vesuhr dhe për momentin qëndroni në radhën e gjatë.

Më shumë se 32 mijë persona kanë firmosur për të drekuar në Bunyadi, një restorant në kryeqytetin britanik ku për herë të parë ke “eksperiencën e të shijuarit një ushqim lakuriq”.
Restoranti do të hapet në qershor, dhe do të ketë dhomën e zhveshjes dhe dollape për miqtë që duan t’i largohen vëmendjes mbi lëkurën e tyre teksa shijojnë ushqimet.

Në restorant mund të ketë vetëm 42 dreka apo darka njëkohësisht, në një vend që ende nuk është zbuluar ku ndodhet. “Jam i befasuar po dhe i lumtur nga reagimi. Njerëzit duan të rinë zhveshur. Si në plazh apo sauna. Nëse atje kanë mundësi të jenë në një gjendje natyrale, ashtu do të jenë”, thotë Seb Lyall, kompania e të cilit qëndron pas reklamës.

Megjithatë do të ketë zona të veçantë për ata që duan të drekojnë veshur apo zhveshur. Megjithatë Lyall thotë se ky është një “eksperiment social” që pavarësisht kërkesës fillestare nuk mund të jetë i qëndrueshëm.

/ TCh