Dëshironi të bëheni një ‘kujdestar qensh’? Nëse përzgjidheni, ju do të paguheni 100 dollarë në orë!

E publikuar: 07/11/2018 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një zinxhir i parqesh i qenve në Teksas ka hapur një konkurs për “kujdestarë qensh” dhe përshkrimi i punës duket i mrekullueshëm!

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “MUTTS Canine Cantina” është një park qen me bazë në Teksas, i cili shërben gjithashtu si një restorant.

Zinxhiri po hap një lokacion të ri në Fort Worth, Teksas dhe ata po kërkojnë “kandidatin e përsosur”.

Sipas një postimi në faqen e tyre të Instagram, “MUTTS Cantina” është e interesuar se çfarë mund të ofrojnë kandidatët e mundshëm.

“Na tregoni aftësitë tuaja në kujdesin ndaj kafshëve. Postoni një fotografi ose një video deri më 12 nëntor dhe na tregoni se çfarë jeni në gjendje të bëni”, është thënë ndër tjerash në shpallje.

Dhe, siç është bërë e ditur tutje, nëse do të përzgjidheni, ju do të keni mundësi të bëheni “kujdestari i qenve”, me një pagë prej 100 dollarësh në orë. /Telegrafi/