Dëshira seksuale tek femra, çfarë të bëjmë kur mungon

E publikuar: 03/05/2016 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përse disa gra, në disa momente të jetës së tyre, përjetojnë një moment të rënies së dëshirës seksuale?

Për të kuptuar këtë gjendje duhet të nisemi nga rëndësia që kanë hormonet.

Ekspertët thonë se që në nisje të pubertetit e deri në menopauzë, janë hormonet ata që janë përgjegjës, përsa i takon dëshirës seksuale tek gratë, kur dihet se jeta seksuale është një element shumë i rëndësishëm i jetës së një çifti të lumtur.

Përgjegjësi kryesor është estrogjeni, por nuk duhet nënvlerësuar dhe roli i testosteronit, hormoni i quajtur “mashkullor”, por që ka një rëndësi shumë të madhe në rënien e dëshirës seksuale tek gruaja.

Ajo që dihet me siguri është që në jetën e gruas, rënia e dëshirës seksuale nis gjatë periudhës së para-menopauzës, duke arritur në nivele më të theksuara gjatë menopauzës.

Kur dëshira zhduket edhe më shpejt?

Rënia e dëshirës, mund të shkaktohet edhe nga stresi, problemet me partnerin, apo dhe nga lodhja fizike dhe psikologjike, thonë ekspertët.

Të gjitha këto ndikojnë për negativisht në Libido dhe krijojnë një rreth vicioz, ku mungesa e dëshirës seksuale është motiv i tensioneve të reja mes çifteve, por dhe tek vetë gruaja, e cila përjeton një ndjenjë mos kënaqësie në nivel intim.

Sipas specialistëve arsyet e rënies së dëshirës seksuale ndahen në 3 kategori. Mund të jenë faktorët psikologjikë, si depresioni, ankthi, probleme në çift, etj. Mund të jetën ato me natyrë hormonale, ulje e estrogjenit, apo e testosteroni, por dhe fiziologjikë, si distrofia apo atrofia e mukozave të valvulave vaginale.

Gjithashtu dhe stili i jetës, mund të ndikojë në ulje të dëshirë seksuale, në veçanti, përdorimi i alkoolit dhe duhanit.

Kura natyrale që mund t’ju ndihmojnë

Mjekët sygjerojnë që në raste të tilla, duke shtohet energjia për të përballuar stresin dhe lodhjen.

Për këtë mund të përdoren suplemente natyrore, që lehtësojnë transmetimin e impulseve nervore dhe qarkullimin e gjakut.

Ata rekomandojnë përbërës natyrorë me bazë të bimëve të Borzilokut, Tribulus terrestris dhe Salvia-s.

Këto përbërës natyrorë, veprojnë afërsisht si vepron estrogjeni në turp, por janë të aftë për të rritur nivelet e testosteronit aktiv tek një grua.

Gjithashtu një nga këshilla e specialistëve është të mos dorëzohesh përballë rënies së dëshirës seksuale. Aftësia për të provuar është një nga faktorët bazë për jetën e lumtur në çift dhe për tu realizuar si grua.

Duket dhënë rëndësinë duhur këtij elementi në jetën në çift, mjekët paralajmërojnë se asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar mungesa e dëshirës, pavarësisht në cilën moshë manifestohet ajo.