Dëshira e madhe i shpaguhet në fund, Napoli rihap garën për titull ndaj Juventusit

E publikuar: 23/04/2018 08:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Napoli ka fituar ndaj Juventusit me rezultat 0-1 në Serie A, duke rihapur kështu mundësitë për titull në Serie A.

Mysafirët treguan lojë më të mirë dhe në fund ajo iu shpagua me gol.

Shansi i parë në ndeshje erdhi nga Miralem Pjanic, i cili në minutën e 17-të goditi shtyllën nga gjuajta e lirë.

Në minutën e 24 Marek Hamsik kishte një shans të mirë për gol, por gjuajti jashtë.

Në pjesën e dytë kryesisht u zhvillua një lojë në mesfushë, ku të dy skuadrat u treguan të kujdesshme.

Kur të gjithë menduan se derbi do të përfundojë me barazim, në skenë doli Kalidou Koulibaly me një gol me kokë në minutën e 90-të.

Pas kësaj humbje Juventusi vazhdon në pozitën e parë me 85 pikë, ndërsa Napoli një vend më poshtë me 84 pikë.

Deri në fund kanë mbetur edhe katër xhiro, në javën e ardhshme Zonja e Vjetër luan ndaj Interit, kurse Napolit kundër Fiorentinas. /Telegrafi/