Deshi t’ia kalojë Lamborghinit, shoferi i motoçikletës për pak sa nuk e pësoi (Video)

E publikuar: 16/10/2018 19:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gara mes një motoçiklete sportive dhe Lamborghini për pak sa nuk përfundoi me viktima, kur shoferi i motoçikletës për një fije “floku” i shpëtoi përplasjes së drejtpërdrejt me një veturë që vinte nga kahja e kundërt.

Videoja e publikuar në YouTube, shfaq motoçikletën dhe Lamborghini duke lëvizur me mbi 160 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Por, mjaftoi një moment pakujdesie që motoçikleta e tipit Honda 1000rr për pak sa të përplaset me një veturë që vinte nga kahja e kundërt. E gjitha ndodhi kur motoçiklisti tentoi ta tejkalon shoferin e veturës sportive.

Për fat të mirë shoferi i motoçikletës ka arritur në sekondën e fundit t’i shmanget përplasjes, edhe pse në një moment humb baraspeshimin dhe dukej sikur do të rrëzohet. /Telegrafi/