Deschamps: Nuk bëmë gjithçka mirë, por jemi kampionë bote

E publikuar: 16/07/2018 05:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Didier Deschamps e ka komentuar triumfin e Francës në finalen e Kampionatit Botëror kundër Kroacisë.

Les Bleus fituan me rezultat 4-2 dhe u shpallën kampionë bote për të dytën herë në histori.

Didier Deschamps gjatë festës (Foto: Getty Images)

“Kam pasur një ekip shumë të ri, 14 prej tyre kanë qenë në një rrugëtim zbulimi (për herë të parë) në Kampionatin Botëror. Mirëpo, cilësitë ishin aty”.

“Burimi im i krenarisë me këtë grup është që kemi arritur të kemi qëndrimin e duhur për një turne të këtillë. E përsëris gjatë gjithë kohës: Mos u dorëzoni kurrë, mos u dorëzoni nga asgjë”.

“Natyrisht se ekzistojnë momente jopërsosmërie dhe sot (e diel) nuk bëmë gjithçka mirë, por ne kemi cilësi mendore dhe psikologjike që ishin vendimtare për këtë Kupë të Botës”.

Deschamps u shpall kampion edhe si trajner (Foto: Getty Images)

“Në gjysmën e parë të kësaj finaleje nuk luajtëm shumë mirë, mirëpo ishim në epërsi prej 2-1”.

“Prandaj, pyetja që bëhet gjithmonë është: A është Franca kampion i bukur? Si të them, ne jemi kampionë bote dhe Franca do të jetë në krye të botës në katër vitet e ardhshëm. Kjo nuk duhet harruar”, është shprehur Deschamps. /Telegrafi/