Deschamps lavdëron Pogban në përballjen ndaj Kroacisë

E publikuar: 15/10/2020 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tekniku i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps ka lavdëruar mesfushorin Paul Pogba mbrëmë në përballjen me Kroacinë.

Ndeshja përfundoi me rezultat të ngushtë në favor të Francës 2:1, ku golashënues ishin Griezman dhe Mbappe, ndërsa golin e vetëm për Kroacinë e dha Nikola Vlasic.

Ndër lojtarët që patën një lojë të mirë tek Franca ishte edhe Paul Pogba, ku trajneri i tij e ka lavdëruar atë. Pogba hyri në lojë si rezervist në minutën e 74’ në vend të mesfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot, ku ishte protagonist tek goli i dytë pas një pasimi të saktë të mbrojtësi i krahut, Lucas Digne ku ky i fundit asistoi tek Mbappe për golin e fitores.

Deschamps ishte tejet i kënaqur me paraqitjen e mesfushorit të Manchester United, veçanërisht me pasimin e tij të bukur i cili edhe në fund u konkretizua me gol nga Mbappe.

“Sa i përket Pogbas, sigurisht që ne mundemi të flasim se si ai ishte në ditën e tij, ishte super së bashku me Antoine Griezmann.

“Ai është një nga liderët që e kemi në skuadër, ai ka kapacitetin që të jetë më i miri në fushë dhe të jetë një lider i vërtet. Ai nuk startoi sepse ishte më mirë për të, me problemin që e kishte.

“Por sigurisht, ai është një ndër lojtarët më të mirë dhe më të rëndësishëm në ekip. Edhe pse ndonjëherë ai nuk është në formën më të mirë, Pogba e ka karakterin të fortë dhe mundohet ta mbledhë vetën dhe të nxjerrë më të mirën nga vetja e tij,” tha Deschamps për një konferencë për media.

Ndeshja tjetër e Francës do jetë kundër Finlandës, e cila do jetë një miqësore pak para se të kompletohen ndeshjet e grupit A3 ndaj Portugalisë dhe Suedisë.