Deschamps: E respektoj vendimin e Zidanes, por nuk do t’ia dorëzoj çelësat e Kombëtares së Francës

E publikuar: 31/05/2018 20:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zinedine Zidane ka befasuar të gjithë duke u larguar nga Real Madridi.

Francezi i shpalli për herë të tretë radhazi kampionë të Evropës skuadrën spanjolle dhe vendosi të largohej nga klubi.

Ky vendim i Zidanes ka befasuar të gjithë, ndërsa njëri nga ta është edhe trajneri aktual i Francës, Didier Deschamps.

Deschamps ka thënë se e respekton vendimin e Deschamps dhe sipas tij ai është më i miri.

(Getty Images)

“E respektoj vendimin që ka marrë Zidane, besoj se është vendimi më i mirë i mundshëm”.

Në pyetjen e gazetarëve se a do ta drejtojë Zidane Francës, Deshamps është shprehur se nuk do t’ia dorëzojë çelësat e Kombëtares.

“Unë aktualisht jam i fokusuar vetëm në Kupën e Botës dhe jo në tjera gjëra”.

“Nuk do të jem unë ai që do t’ia dorëzojë çelësat e Kombëtares por presidenti i Federatës. Një ditë e dijë që Zizou do ta udhëheqë Francën”, u shpreh Deschamps. /Telegrafi/