Derivatet e Bitcoin që vjet kushtonin 1 milion dollarë së shpejti do të jenë të pavlera

E publikuar: 06/12/2018 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Basti më i madh në historinë e bitcoin së shpejti nuk do të ketë më vlerë. Blerë për afro 1 milion dollarë në platformën e tregtimit LedgerX ditë pasi Bitcoin arriti pikun vitin e kaluar, derivatet e bitcoin kanë rënë në 50,000 dollarë dhe kanë një datë skadence 28 Dhjetorin.


Në mënyrë që derivatet të rifitojnë vlerën përpara se të skadojë, bitcoin duhet të rritet me 1,200%.

Ari Paul, një menaxher i një fondi kriptomonedhash pranë BlockTower Capital, tha se i kishte blerë duke shitur disa prej investimeve të tij në bitcoin.


Në Dhjetor të 2017-ës Paul tha për CNBC se kjo tregti e kishte ndihmuar të gjeneronte fitim duke reduktuar ekspozimin në tregun në rënie dhe potencialisht të fitonte nëse bitcoin shkonte mbi 50,000 dollarë.

Kur derivatet u blenë, bitcoin këmbehej me 16,200 dollarë.

Monedha që atëherë ka rënë në 3,800 dollarë.

Në fund Paul tha se duke shitur bitcoin që posedonte dhe blerë derivatet, ai fitoi gjithsesi.

LedgerX është bursa e parë e rregulluar e kontratave bitcoin në SHBA. /CryptoWorld.al