Derisa po filmonin veten, qëllohen nga një breshëri plumbash (Video)

E publikuar: 13/07/2016 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një djalosh së bashku me dy miqtë e tij ishin duke bërë një regjistrim të cilin ai po e publikonte live në Facebook.

Dhe derisa ai, së bashku me dy miq të tij po bënin një gjë të tillë, dëgjohen të shtëna, të cilat sipas medieve të huaja, i kanë lënë të tre të lënduar rëndë.

Po sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të shtënat ndodhën në lagjen Berkley të Norfolk, Virxhinia.

Siç edhe mund të shihet në videon e publikuar nga T.J. Williams të martën rreth mbrëmjes, ata gjendeshin në një veturë duke tymosur, çfarë supozohet të jetë marihuanë, derisa po dëgjonin muzikë hip-hopi.

Departamenti i Policisë së Norfolk e kanë konfirmuar rastin duke thënë se thirrja ishte bërë rreth orës 6 pasdite.

Pas kësaj, siç edhe raportojnë mediat e huaja, ata janë dërguar për trajtim në spital.

/lajmi.net/