Deri në orën 15:00 votuan rreth 25 për qind të qytetarëve

E publikuar: 19/11/2017 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deri në orën 15:00 është bërë e ditur se gati 25 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë votuar për zgjedhjet për kryetarë komunash, në këtë raund të dytë, shkruan Express.

Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka publikuar përqindjen e daljes së qytetarëve të raundin e dytë të zgjedhjeve.

Sipas KQZ, 25,95 për qind është regjistruar të jetë dalja e votuesve që kanë votuar në vendvotime të proceduara në komunat të cilat kanë shkuar në balotazh.

Në orën 11:00 KQZ kishte publikuar përqindjen e daljes së votuesve në zgjedhje, e cila ishte 6.90 për qind. Krahasuar me raundin e parë deri në orën 11 kishin votuar 8.7% e qytetarëve me të drejtë vote.

Klikoni KËTU për të ndjekur përqindjen e votuesve./Express/

t