“Deri në fund të vitit Vuçiq do ta njohë pavarësinë e Kosovës”

E publikuar: 28/02/2018 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i lëvizjes Dveri Boshko Obradoviq e ka vlerësuar skandaloze një deklaratë të kryetarit të Serbisë në Berlin.

Sipas tij, transmeton Koha.net, Aleksandar Vuçiq gjatë takimit me Angela Merkel, me atë deklaratë e ka vënë në pikëpyetje integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

Ai shton se Vuçiq në bisedë me kancelaren gjermane ka theksuar se së shpejti do të arrijë marrëveshjen për kufirin e Serbisë e kjo do të ishte njohje e pavarësisë së Kosovës.

Obradoviq në fund ka nënvizuar Vuçiq deri në fund të vitit 2018 ka ndër mend ta nënshkruajë njohjen e Kosovës së pavarur”.