Deri në 2025 parashikojnë që kompanitë do të shesin 100 milionë telefona të palosshëm

E publikuar: 14/02/2020 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

A janë telefonat e palosshëm trendi tjetër i madh në dizajnimin e telefonave?

A do të paraqesin telefonat e palosshëm standardin e ri të telefonave inteligjentë në të ardhmen?

Është e vështirë të thuhet, por duket se në Strategy Analytics, analistët e kompanisë janë goxha optimistë për telefonat e palosshëm, veçanërisht për gjatë pesë viteve të ardhshme.

Ata besojnë se deri në vitin 2025, më shumë kompani përfshirë Apple pritet të përfshihen në këtë trend.

Kështu, ata besojnë se kjo do të rezultojë në një rritje të kërkesës për pajisje të tilla, ku vlerësojnë se deri në vitin 2025, kompanitë do të shesin 100 milionë telefona të palosshëm.

Sipas Ken Hyers, Drejtor në Strategy Analytics, “Samsung ishte shitësi numër një në botë i telefonave të palosshëm në vitin 2019, i ndjekur nga Huawei në vendin e dytë.”

“Samsung është në krye të rajoneve perëndimore, si SH.B.A., ndërsa Huawei është duke u përqëndruar në tregun e Kinës. Kompanitë rivale, të tilla si Motorola dhe TCL, do të ofrojnë modelet e tyre të reja në vitin 2020 dhe do të mundohen të rrëmbejnë një copë në treg. Deri në vitin 2025, çdo lojtar kryesor duhet të ketë një portofol të pajisjeve të palosshme, përfshirë edhe Apple ”.

Tani për tani, Samsung është ndoshta e vetmja kompani që ka shijuar një farë suksesi me Galaxy Fold, ku vlerësohet se ata mund të kenë shitur 500,000 njësi deri më tani.