Deri dje kulloste lopët, tash i del vullkani (Foto)

E publikuar: 08/05/2018 09:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një fermer i qumështit në Zelandën e Re, ka zbuluar se një pjesë e tokës së tij ishte zhdukur në një vullkan të lashtë nën fermën e tij.

Një gropë gjigante është hapur  në një fermë në Zelandën e Re, duke zbuluar depozitat e shkëmbinjve nga një vullkan 60 mijë vjeçar.

Vrima, e cila ka tërhequr vëmendjen e vullkanologëve, është aq e thellë sa katër autobusë dykatëshe, 20 metra, dhe është e gjerë 200 metra.

Ajo u shfaq pas shiut të madh pranë qytetit të Rotorua në Ishullin e Veriut, një zonë e njohur për aktivitete gjeotermike.

Gjeologët besojnë se erozioni mijëravjeçar ka shkaktuar kolapsin e tokës.

“Kjo është shumë spektakulare, është shumë më e madhe se ato që normalisht do të shihja”, tha vullkanologu Brad Scott.

Scott i tha TVNZ se ferma ishte vendosur mbi kraterin e një vullkani të fjetur.

“Pjesa e poshtme e gropës ishte “depozita origjinale vullkanike 60,000 vjeçare që doli nga ky krater”, tha ai.

Fermeri Colin Tremain, tha se toka ishte zhdukur brenda natës dhe ishte vërejtur nga një punëtor në mëngjes.

Ai shtoi se gropat janë të zakonshme në fermën e tij, por kjo është më e madhja dhe ai nuk mund të bëjë asgjë për të ndaluar zhdukjen e tokës së tij. /kp/Telegrafi/