Deremahalla e Gjilanit konfirmon mobilizimin e jashtëzakonshëm të LDK’së për zgjedhjet e 6 tetorit

E publikuar: 11/09/2019 20:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtabi Zgjedhor i Lidhjës Demokratike të Kosovës në Gjilan po vazhdon me aktivitete maratonike si parapërgatitje zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Në mbrëmje është hapur zyra e re e nënshtabit të LDK’së në lagjen Deremahallë, ku pos kryesisë, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës, Arben Mehmeti dhe pesë kandidatët për deputet.

Mehmeti theksoi me këtë rast se është nëndega e Deremahallës gjithmonë ka qenë fituese, duke shfaqur besimin se mbështetja për BesëLidhjen do të rritet edhe më shumë në këto zgjedhje.

Kryetari i nënshtabit të LDK’së në lagjen Deremahallë, Arsim Bejtullahu, ka deklaruar se po punojnë në modelin e njejtë të vitit 2017, kur nënkryetari i LDK’së, njëherësh kryetar i Shtabit në nivel qendror, Lutfi Haziri, mori mbështetjen në mënyrë plebishitare të gjilanasve.

Strukturave të LDK’së atje u janë drejtuar me një fjalë rasti edhe kandidatët për deputet, Lirije Kajtazi, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani dhe Faton Bislimi, të cilët kanë folur në superlative për organizimin e kësaj nëndege.