Derë apo bregdet, mashtrimi optik që po i huton shikuesit (Foto)

E publikuar: 30/08/2018 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aplikacioni social 9GAG, e ka postuar një imazh që në shikim të parë është i thjeshtë, por duket se është më i thellë se që mendohet.

Fakti se nëse është pjesë e ndonjë dere, apo bregdet i boshatisur, i ka bërë shikuesit të shikojnë me habi, transmeton Telegrafi.

“Ka pasur shumë imazhe, që përmbajnë mashtrim optik, ndërsa e tëra është në bazë të këndit prej nga shikojmë apo nivelit të shikueshmërisë. Kjo qenka e pashpjegueshme” ka qenë përshkrimi i fotografisë.

Imazhi në pozitë horizontale

Shumë njerëz kanë dhënë mendime të ndryshme, ndërsa nuk dihet ku është shkrepur apo cila është pozita saj e vërtetë.

“Nganjëherë është në formë horizontale, që e tregon si derë, por nëse e kthejmë horizontalisht, na del bregdeti” ka shkruar një komentues.

Ilustrimi se si ka mundur të dukej origjinali

Madje, një shikues ka thënë se prej aty janë larguar njerëzit, duke vënë një ilustrim, që tregon se është bregdet dhe ndërhyrjet që janë bërë në të. /Telegrafi/