Derbi i zjarrtë i Madridit përfundon me barazim, Griezmann zhvlerëson golin e Ronaldos

E publikuar: 08/04/2018 18:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi nuk ka mundur të shënojë fitore në Santiago Bernabeu ndaj rivalit të urryer lokal Atletico Madridit, pasi ndeshja ka përfunduar me barazim 1-1.

Derbi i madh lokal i Madridit mes Mbretërve dhe Los Colchoneros dhuroi gola, emocione dhe duele të shumta, por jo edhe fitues, pasi në fund skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë.

Pjesa e parë e takimit u dominua nga Mbretërit të cilët rrezikuan me anë të Cristiano Ronaldos (10′, 20′), Raphael Varane (28′) dhe Marcelon (42′), por nuk patën fatin ta gjejnë golin.

Edhe Atletico pati disa raste të mira me Diego Costan (22′, 30′), por as mysafirët nuk arritën ta tundin rrjetën dhe në fund skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, Reali arriti ta gjej shpejt golin me anë të Ronaldos, i cili shënoi një supergol me vole në minutën e 53-të për 1-0 pas asistimit të saktë të Garath Bale.

Ronaldo shënoi një gol të bukur me vole (Getty Images)

Negjithatë, mysafirët arritën të kthehen shpejt në lojë me anë të yllit francez, Antoine Griezmann, i cili shënoi pas vetëm katër minutash për 1-1 pas asistimit të Vitolos.

Festa e Griezmannit pas golit të barazimit (Getty Images)

Në vazhdimin e pjesën së dytë, Atletico pati diçka më shumë nga loja duke u treguar më e rrezikshme, por edhe Reali pati rastet e veta, por që asnjëra skuadër nuk pati fatin ta gjej rrugën e rrjetës dhe pas 90 minutash ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Griezmann dhe Ramos në aksion (Getty Images)

Pas këtij barazimi, Reali mbetet në pozitën e tretë me 64 pikë, ndërsa Atletco renditet e dyta me 68 pikë.

Në takimin e radhës, Los Blancos udhëtojnë te Malaga, ndërsa Los Colchoneros e presin në shtëpi Levanten. /Telegrafi/