Derbi i Madridit përfundon pa fitues

E publikuar: 30/09/2018 05:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derbi numër 163 mes Real Madridit dhe Atletico Madridit në Santiago Bernabeu ka përfunduar pa gola.

Los Blancos kontrolluan topin, por shanse për gol kishte nga të dy anët.

Shansin e parë serioz për gol e kishte Atletico me anë të Antoine Griezmann në minutën e 18-të, por Thibaut Courtois nuk lejoi që të tundet rrjeta e portës së tij.

Gareth Bale lëshoi një shans për gol në minutën e 21-të, ndërsa ishte edhe një herë Courtois që ia mohoi golin mysafirëve, këtë herë Diego Costas (37′) dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë rastin më të mirë për gol e kishte Marco Asensio, spanjolli nuk arriti të shënojë në portën e Jan Oblak në minutën e 66-të.

Karim Benzema në tentim për të kaluar Filipe Luisin dhe Diego Godin © (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Real Madridi ngjitet në vendin e dytë me 14 pikë (aq sa Barcelona), kurse Atletico në pozitën e katër me 12 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është kundër Alaves, kurse skuadra e Diego Simeones luan ndaj Real Betisit. /Telegrafi/