“Der Spiegel”: Rama mban pushtetin përmes krimit të organizuar

22.10.2019 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
“Der Spiegel”: Rama mban pushtetin përmes krimit të organizuar

“Të turpëruar nga Brukseli”, e titullon “Der Spiegel” artikullin dedikuar refuzimit të BE për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Premtimi i thyer i Brukselit mund të nisë pasoja serioze në dy vendet ballkanike dhe shumë liderë të BE kanë folur për një gabim historik”, shkruan Keno Verseck i “Der Spiegel”.

Veçanërisht i hidhur refuzimi ka qenë për Maqedoninë e Veriut sipas medias gjermane që përmend kompromisin e dhimbshëm për emrin dhe të ardhmen e pasigurt të vendit, nëse nacionalistët rikthehen në pushtet.

Por sa i përket Shqipërisë, vijon “Der Spiegel”, refuzimi është më i kuptueshëm. Media drejton gishtin nga ai që e quan stili autoritar i kryeministrit Edi Rama.

“Reforma në drejtësi dhe sundimi i ligjit në vend ka ngecur, dhe kryeministri socialist Edi Rama, në detyrë që nga viti 2013, dyshohet se ka mbajtur partinë e tij në pushtet përmes krimit të organizuar, veçanërisht mafies së drogës.

Vetë Rama, i njohur në Perëndim për paraqitjet e tij me atlete dhe i admiruar si një artist, kultivon një stil gjithnjë e më autoritar në politikën e brendshme”

Sipas “Der Spiegel”, veçimi i Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, do të kishte qenë një mundësi që BE të ruante besueshmërinë e saj në rajon. Ndërkaq, “Financial Times” e quan një gabim historik votën kundër vendeve të Ballkanit .

“Arsyet e presidentit Macron për reformën e unionit dhe të procesit të anëtarësimit, nuk duhet të përbënin kundërshti për nisjen e bisedimeve, të cilat deri në përmbushje kërkojnë të paktën 10 vjet, kohë e mjaftueshme për t’i rishikuar e rregulluar sipas sugjerimeve të presidentit francez”, thotë prestigjiozja britanike./Marrë nga A2/

https://www.spiegel.de/politik/ausland/eu-beitritt-von-albanien-und-nordmazedonien-fatales-signal-a-1292520.html

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Tërmeti/ Reagon për herë të parë Erdogan

Tërmeti/ Reagon për herë të parë Erdogan

Ekspertët amerikanë para 3 muajsh paralajmëruan se koronavirusi do mund të vriste 65 milionë njerëz

Ekspertët amerikanë para 3 muajsh paralajmëruan se koronavirusi do mund të vriste 65 milionë njerëz

Video tragjike që të rrënqeth shpirtin, babai ishte bërë çati për dy fëmijët

Video tragjike që të rrënqeth shpirtin, babai ishte bërë çati për dy fëmijët

Michel: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut, në BE

Michel: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut, në BE

Pacolli: Ato që po i thotë Grenell, unë i kam thënë prej 2004’ës

Pacolli: Ato që po i thotë Grenell, unë i kam thënë prej 2004’ës

Momenti i tërmetit të fuqishëm në Turqi. Njerëzit dalin në rrugë

Momenti i tërmetit të fuqishëm në Turqi. Njerëzit dalin në rrugë

Kur Rama ishte gati të përplasej me Merkelin, për të ruajtur paktin me Vuçiçin

Kur Rama ishte gati të përplasej me Merkelin, për të ruajtur paktin me Vuçiçin

Thaçi përshëndet hapjen e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë

Thaçi përshëndet hapjen e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë

Përleshje mes vëllait dhe motrës për kodin e WIFI, ndodh vrasja

Përleshje mes vëllait dhe motrës për kodin e WIFI, ndodh vrasja

“Shqiptarët mashtrues”, Rama- moderatorit gjerman: Shprehje e turpshme

“Shqiptarët mashtrues”, Rama- moderatorit gjerman: Shprehje e turpshme

Rezultatet e bashkëpunimit të ATK-së me qytetarë

Rezultatet e bashkëpunimit të ATK-së me qytetarë

Si u përplasën Grenell dhe Vuçiq në Beograd për taksën dhe fushatën për çnjohje

Si u përplasën Grenell dhe Vuçiq në Beograd për taksën dhe fushatën për çnjohje

Dënohet me kusht personi që kanosi Ramiz Lladrovcin

Dënohet me kusht personi që kanosi Ramiz Lladrovcin

Të shtëna masive në Gjermani, raportohet për gjashtë të vdekur – arrestohet sulmuesi

Të shtëna masive në Gjermani, raportohet për gjashtë të vdekur – arrestohet sulmuesi

Kuvendi miraton qindra ligje para datës së shpërndarjes

Kuvendi miraton qindra ligje para datës së shpërndarjes

Presidenti Hashim Thaçi së shpejti udhëton drejt Washingtonit

Presidenti Hashim Thaçi së shpejti udhëton drejt Washingtonit