Deputetja e VV-së: Na larguan dhunshëm

E publikuar: 21/03/2018 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar për largimin e kolegëve të saj deputetë nga salla e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se deputetët u larguan në mënyrë të dhunshëm nga salla.

“Kryesia e Kuvendit nuk ka të drejtë t’i përjashtoj nga salla deputetët, dhe ne na larguan dhunshëm pa ndonjë arsye, kinse në emër të policisë dhe prokurorisë”, ka thënë deputetja Haxhiu.

Sali Zyba, Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli dhe Liburn Aliu janë arrestuar nga policia për hedhje të gazit lotsjellës në sallën ku po mbahet seanca për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. /Insajderi.com