Bajrami: Thaçi si Dacici, 100 mijë qytetarë të Kosovës i quajti ISIS

E publikuar: 13/01/2016 00:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e Grupit Parlamentar të NISMA’s për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë se Hashim Thaçi i ka identifikuar 100 mijë qytetarët e Kosovës me ISIS’in.
Bajrami e ka krahasuar Thaçin me Dacicin e Vucici, të cilët kishin krahasuar shqiptarët me ISIS’in.

Ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh edhe njeriu që nuk po lë gjë pa bërë për të ardhur në krye të shtetit pra të bëhet president i vendit, duke e parë realitetin se populli i Kosovës më nuk mund të mashtrohet, sonte ai pra Hashim Thaçi mbi 100 mijë qytetar të Republikëa së Kosovës i identifikoi me ISIS-in. Ky njeri është i gatshëm të fyej e dëmtoj në çdo form vendin dhe qytetarët vetëm e vetëm për të ruajtur pushtetin.

Ky njeri është në gjendje të fyej e t’i cilësoj qytetarët e vendit të tij ashtu siç i ka quajtur Vuçiçi e Daçiçi pra ISIS, e kështu tha ai që është Ministër i Jashtëm i vendit i cili prej momentin që është në këtë post vetëm dështime i ka sjellë vendit si mos pranimi I Kosovës në UNESCO, duke mos pas asnjë njohje, mos liberalizimi i vizave, etj etj, etj…dhe me të gjitha dështimet dhe fyerjet që po ja bën popullit të tij pikërisht ai po pretendon që nesër të jet president i vendit.

Këso lufte speciale e propagand të dëmshme për ta identifiku popullin e Kosovës me terroristet e ISIS-it po e them prap kemi parë dhe ndëgjuar vetëm nga Serbia, Rusia, Maqedonia e së fundmi edhe nga Hashim Thaçi. TURP