Deputetja e LDK-së: Pushteti “Krejt dhe Drejt” po i frikëson gazetarët

E publikuar: 17/04/2021 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se frikësimi i gazetarëve nga pushteti “Krejt dhe drejt”, është shkelje e lirisë së medias.

“Jo përndjekjes së gazetarëve, po vaksinave!” shkruan Bunjaku-Rexhepi në facebook.

Frikësimi dhe përndjekja e gazetarëve nga pushteti “Krejt dhe drejt”, është shkelje e lirisë së medias. Tema e hulumtimit ishte mbi kontratën nga Qeveria për vaksinat antiCovid-19, prandaj mund të lexohet si frikë e Qeverisë Kurti 2, për zbulim të dështimit, zvarritjeve dhe vonesave në sjelljen e vaksinave për të shpëtuar jetët e njerëzve. Jo përndjekjes së gazetarëve, po vaksinave!, ka shkruar Bunjaku-Rehepi.