Deputetja e AAK-së-Vjosa Osmanit: Nuk është vetëm Vetëvendosja në sallë

E publikuar: 18/09/2020 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu në seancën e sotme plenare ka replikuar me kryeparlamentaren Vjosa Osmani. “Mollë” sherri është bërë renditja në deklarimin e grupeve parlamentare, pasi Haxhiu ia bëri me dije kryeparlamentares se pas dy grupeve më të mëdha parlamentare është radha e tyre, e jo sërish e Vetëvendosjes. Por kryetarja e Kuvendit i tha se ajo nuk kishte deklaruar fjalën me kartelën zyrtare.

“Faleminderit kryetare, jo vetëm LVV-ja janë këtu. Radha e grupeve parlamentare është pra menjëherë pas PDK-së, Aleanca”, tha ajo.

Në seancën ku po diskutohet për fillimin e vitit të ri akademik, Haxhiu tha se janë marrë gjitha masat e duhura nga ministri Likaj, por i kërkoi atij që dezinfektimi të bëhet në gjitha komunat, pasi ka informacione se një gjë e tillë nuk është bërë.

“Dezinfektimi në disa komuna nuk ka ndodhur. Ju kisha lut të merrni informata të sakta ose konfirmuara prej drejtorive komunale ka a po jo dezinfektues. Nëse pakot dezinfektuese janë shpërndarë për një kohë bazuar në buxhetin që e kanë shkollat ato nuk janë të mjaftueshme për shkollat”, tha ajo.

Seanca plenre është duke vazhduar ku deputetët të ndryshëm të grupeve parlamentare po japin qëndrimet e tyre për rifillimin e procesit mësimor./E.Zeqiri