Deputetja e AAK-së shërohet nga koronavirusi

E publikuar: 28/07/2020 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi.

Reshitaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se pas vetizolimit 18 ditor, IKSHPK ia ka konfirmuar se është shëruar.

“Pas vetizolimit 18 ditësh me përgjegjësi të madhe që të mos e rrezikoj askënd, ju njoftoj se sot IKSHPK më konfirmojë që jam shëruar plotësisht nga Covid-19”, ka thënë ajo.

Reshitaj ka shkruar se pas shërimit do t’i kthehet punës.

“Tani e tutje do t’i kthehem jetës normale dhe obligimeve që më presin, veçmas ato si e zgjedhur e Popullit në Parlamentin e Kosovës, por gjithsesi duke respektuar masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së”, ka shkruar deputetja.