Deputetit të LDK-së ia shpërthejnë gomat e veturës (Foto)

E publikuar: 13/12/2020 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj ka njoftuar se dikush ka shpërthen gomat e veturës së tij në garazhin e objektit ku banon.

Ai duke postuar edhe fotografi, ka shkruar në Facebook se asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë problem personal me askënd.

“Prandaj, nëse ky veprim i ultë është tentim që unë të ndalem nga puna ime e përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend të Republikës dhe nga angazhimi i çdo ditshëm për fuqizimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës, e kanë gabim, sepse nuk ka forcë që me ndal nga ky përkushtim”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i deputetit Manaj

Të nderuar miq,

Të dashur qytetarë të Republikës,

Sot rreth orës 11:00 kam vërejtur se katër gomat e veturës time, brenda garazhes në banesën ku banoj, janë shpërthyer, si rrjedhojë e shpuarjes me thikë.

Rasti është lajmruar në polici, e cila ka reaguar me shpejtësi dhe e ka kryer punën e saj me profesionalizëm. Me këtë rast e falënderoj Policinë e Kosovës dhe kërkoj që rasti të trajtohet dhe të zbardhet në tërësi.

Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë problem personal me askënd. Prandaj, nëse ky veprim i ultë është tentim që unë të ndalem nga puna ime e përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend të Republikës dhe nga angazhimi i çdo ditshëm për fuqizimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës, e kanë gabim, sepse nuk ka forcë që me ndal nga ky përkushtim.

Duke marr paraysh që rasti është tani në procedurë hetimore, kërkoj mirëkuptimin e mediave që përtej këtij njoftimi, nuk mund të jap deklaratë tjetër, lidhur me këtë rast.

Me respekt,

Shkëmb MANAJ