Deputeti i Kuvendit tё Kosovёs e quan Erdoganin diktator

E publikuar: 31/03/2018 19:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka reaguar ndaj deklaratave tё Presidentit Turk Erdogan.

Nё llogarin e tij nё Facebook Sherifi tha se nuk mund tё ketё miqёsi me diktator si Erdogani, se kriteri i vetёm pёr kёtё miqёsi ёshtё “lojaliteti i pa kusht”. Ndёr tjera ai shtoi se rruga e vetёm pёr tё dalё nga sprialja e raporteve tё tilla disimetrike ёshtё qё tё mos ju shёrbejmё kurrё diktatorvё.

Postimi i Plotё:

Miqësia me diktatorët nuk ekziston!
Raporti me diktatorin nuk është raport i bazuar në vlera të përbashkëta të cilat zakonisht i bashkojnë udhëheqësit e vendeve dhe shoqërive demokratike!
Raportet e mira me një diktator mbështeten vetëm në qasjen që e përcakton diktati: kriter të vetëm kanë lojalitetin e pa kusht dhe të vazhdueshëm vetëm ndaj diktatorit.
Pa marrë parasysh se sa shërbime mund t’i kryhen, “miqësia” me diktatorin përfundon në momentit e parë që refuzohet t’i shërbehet dhe të plotësohen kërkesat e tij!
Sado e panatyrshme të duket, kjo është natyra e vërtetë e “miqësisë” me diktatorin!
E vetmja rrugë për të dalë nga spiralja e raporteve të tilla disimetrike është që të mos i shërbehet kurrë diktatorëve! Rrugë tjetër nuk ka!