Deputeti i VV’së kërkon që Kuvendi ta shkarkojë urgjent Hashim Thaçin

E publikuar: 29/04/2019 21:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Salih Zyba, nga Lëvizja Vetëvendosje, po kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Hashim Thaçit nga posti i presidentit të vendit.

Pas udhëtimit të Thaçit për në Berlin ku do të diskutohet për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, Zyba po e sheh si mundësi për shkarkimin e tij. Ai këtë e lidh me nenin 91, pikin dy të Kushtetutës së Kosovës.

“Duke marrë për bazë shqetësimet dhe dyshimet e qytetarëve që Presidenti nuk po përfaqëson interesat dhe rolin unifikues kushtetues. Në konsultim me mjek të fushës, marrë për bazë edhe paraqitjen publike në komisionin hetimor parlamentar, si deputet, e konsideroj të rëndësishme dhe të ngutshme iniciativën parlamentare për zbatim të nenit 91 pika 2 e Kushtetutës”, ka shkruar Zyba.