Deputeti i VV’së: Cila është marrëveshja e LDK’së me Listën Serbe?

E publikuar: 30/04/2020 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka folur rreth marrëveshjeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës me partitë tjera, për formimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se marrëveshja mes LDK’së dhe Listës Serbe ende nuk është bërë publike, për dallim prej atyre me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me Nismën Socialdemokrate.

“LDK siç u deklarua ka arritur marrëveshja me AAK-në, NISMA-n dhe Listën Serbe. Dy të parat i kemi parë, por pse ende nuk është publikuar ajo me Listën Serbe? Cila është ajo marrëveshje?”, ka shkruar Abrashi në rrjetin social Facebook.