Deputeti i VV-së, Sami Kurteshi nuk ia kthen telefonin dhe iPadin Zyrës së Avokatit të Popullit

04.07.2018 19:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Deputeti i VV-së, Sami Kurteshi nuk ia kthen telefonin dhe iPadin Zyrës së Avokatit të Popullit

Ish-Avokati i Popullit, tani deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, i ka mbetur borxh institucionit të cilin ai e drejtoi deri para një kohe.
Sami Kurteshi, që udhëhiqte me institucionin e Avokatit të Popullit, kishte poseduar edhe një telefon të mençur (Smart phone) dhe një Ipad. Mirëpo Kurteshi edhe pas përfundimit të mandatit, nuk i ka kthyer këto pajisje, të cilat i përkasin institucionit të Avokatit të Popullit.
Madje, Kurteshi ka vendosur ti neglizhoj kërkesat e ish kolegëve të tij, të cilët duke u bazuar në ligjet në fuqi, i kishin kërkuar atij që t’i kthej pajisjet.

Ai nuk iu kishte përgjigjur, duke mos i kthyer këto pajisje.

Këtë e kanë konfirmuar për Kallxo.com zyra për informim e Avokatit të Popullit.

“Pas përfundimit të mandatit z. Kurteshi, është njoftuar për obligimin e kthimit të pajisjeve, me të cilat ka qenë i ngarkuar (smart-phone-in dhe IPad), por të cilat nuk i janë kthyer ende. Institucioni në përputhje me procedurat e paraparë e ka përkujtuar z. Kurteshi lidhur me detyrimet që ka për të njëjtat”, thuhet në përgjigjet e Zyrës së Avokatit të Popullit.

Deputeti Kurteshi pranoi që nuk i ka kthyer këto pajise. Madje ai tha se as nuk e ka ndërmend t’i kthej.

“Kanë kërkuar, unë i kam treguar drejtorit ekzekutiv edhe ato si kam ndërmend me i kthye sepse ato unë i kam përdorë për shumë kohë edhe kam shumë të dhëna. Ju kam thënë që i paguaj, le të shohim vitin e përdorimit, çfarë çmimi kanë edhe i paguaj, por për shkak të dhënave që janë aty dhe unë mendoj që s’bon me i lanë në dorë të secilit dhe duhet me shku me këqyrë tash”, tha Kurteshi për Kallxo.com

Megjithatë kanë kaluar afër 3 vite prej kur Kurteshi ka përfunduar mandatin e tij si avokat i popullit.

“Nuk është hapur kurrë ajo çështje”, tha Kurteshi kur u pyet se pse nuk i ka paguar deri më tani.

Edhe pse këto pajisje janë blerë për nevoja zyrtare, Kurteshi thotë se e ka përdorur edhe për nevoja personale, andaj për shkak të të dhënave, nuk do e kthej.

“Ju kam thënë që nuk i kthej për shkak të mbrojtjes së dhënave personale se ato edhe me i fshi, krejt ato të dhëna mund të nxjerrën, sepse unë i kam përdorë edhe për nevoja zyrtare edhe ato personale sepse janë dy gjëra që përdoren vazhdimisht”, tha tutje Kurteshi.

Ai thotë se telefoni tash është jashtë përdorimit, ndërsa iPadin pohon se vazhdon ta përdorë ende.

Kurteshi ka shërbyer si Avokat i Popullit në Republikën e Kosovës nga viti 2009 deri në vitin 2015.

Ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare Kurteshi u zgjodh deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai kishte qenë edhe kandidat për Kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e fundit lokale, mirëpo në balotazh nuk arriti të marrë më shumë vota se kryetari aktual, Lutfi Haziri.

Të NgjajshmeAvokati i Popullit: Të verbërit të lirohen nga tatimi në pronë Kurteshi hedh kritika për zvarritjen e çështjes së kartonit të gjelbër Pietro Spera emërohet Avokat i Popullit i Dhomave të Specializuara të Kosovës Sami Kurteshi, lidhe qenin! (Foto/Video) Avokati i Popullit: Shtetasit turq s’kanë pasur përkthyes, as avokat Ministri Tahiri takohet Avokatin e Popullit, flasin për sundimin e ligjit në Kosovë

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Deputeti i VV-së, Sami Kurteshi nuk ia kthen telefonin dhe iPadin Zyrës së Avokatit të Popullit

Deputeti i VV-së, Sami Kurteshi nuk ia kthen telefonin dhe iPadin Zyrës së Avokatit të Popullit

Lajm i mirë për policët: Kryeministri thotë se do t’ju rriten pagat

Lajm i mirë për policët: Kryeministri thotë se do t’ju rriten pagat

Shpend Ahmeti e cilëson të dështuar tryezën e partive për dialogun me Serbinë

Shpend Ahmeti e cilëson të dështuar tryezën e partive për dialogun me Serbinë

Rreth 5 milionë euro dëme nga breshëri në Rahovec

Rreth 5 milionë euro dëme nga breshëri në Rahovec

Lutfi Haziri lëshon tryezën, thotë se për dialogun duhet të diskutohet në Kuvend

Lutfi Haziri lëshon tryezën, thotë se për dialogun duhet të diskutohet në Kuvend

Haradinaj: Limaj e Thaçi darkojnë së bashku, sjelljet në publik për vota

Haradinaj: Limaj e Thaçi darkojnë së bashku, sjelljet në publik për vota

Akuza për korrupsion ndaj ish-kryeministrit malajzian

Akuza për korrupsion ndaj ish-kryeministrit malajzian

Pas erës së fortë, bien tendat tek Hotel Grandi në Prishtinë

Pas erës së fortë, bien tendat tek Hotel Grandi në Prishtinë

Vrasja për borxh dënohet me 22 vjet e gjysmë burg

Vrasja për borxh dënohet me 22 vjet e gjysmë burg

Zyra e BE-së thirrje deputetëve: Kujdes para se ta votoni projektligjin

Zyra e BE-së thirrje deputetëve: Kujdes para se ta votoni projektligjin

Jevtiq: Konflikti i ngrirë s`është në interes të serbëve në Kosovë

Jevtiq: Konflikti i ngrirë s`është në interes të serbëve në Kosovë

100 seanca dështojnë të mbahen si pasojë e grevës së punëtorëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë

100 seanca dështojnë të mbahen si pasojë e grevës së punëtorëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Haradinaj nesër në interpelancë për 53 milionëshin që ja dha ‘Bechtel Enka-s’

Haradinaj nesër në interpelancë për 53 milionëshin që ja dha ‘Bechtel Enka-s’

Gjilani shënon 242-vjetorin e Pavarësisë së ShBA’ve

Gjilani shënon 242-vjetorin e Pavarësisë së ShBA’ve

Arsyet zyrtare të suspendimit të zyrtares së MASHT-it që u kap duke vjedhur në Belgjikë (Dokument)

Arsyet zyrtare të suspendimit të zyrtares së MASHT-it që u kap duke vjedhur në Belgjikë (Dokument)

Kërkohet marrja e masave që të ulet numri i vdekjeve në punë

Kërkohet marrja e masave që të ulet numri i vdekjeve në punë