Deputeti i VV-së rezulton pozitiv me Covid-19

E publikuar: 23/07/2020 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Uka përmes një postimi në facebook. Teksa është shprehur se gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Më poshtë gjeni të plotë postimin e Ukës:

Të dashtun,

Që nga e diela më janë shfaqur simptoma të Covid-19. Me rekomandim të mjekut jam izoluar dhe kam respektuar këshillat me përpikëri.

Pak më herët kam pranuar telefonatën nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për të më konfirmuar se rezulati i testit tim për Covid-19 është pozitiv.

Sikurse unë, edhe Yllka ka simptomat e njëjta. Ndërkaq, në këtë periudhë izolimi, për ne po kujdeset Bindi, me dashni e “këshilla profesionale”.

Ju falënderoj të gjithëve për dashninë dhe kujdesin që po tregoni për ne në këtë periudhë jo të lehtë.

Shëndet për ju dhe familjet tuaja.

P.S. Kushdo që ju thotë se është lehtë të ballafaqoni Covid-19, ju gënjen. Kështu që, ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së dhe ruani shëndetin tuaj dhe të familjes.