Deputeti i PS bëhet baba për herë të tretë, lind Kler!

E publikuar: 08/07/2018 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkëshortja e tij Era Lici ka bërë të ditur se çifti është bërë prindër i një vogëlushe, të cilët vendosën ta quanin Kler. Shalsi është babai i dy djemve Patrikun dhe Samuelin. 

“Pafundësisht e lumtur që Zoti e bekoi familjen tonë me vogëlushen Kler. Mirëserdhe në jetë princesha jonë”, shkruan ajo krahas fotos me dorën e vogëlushes. Shalsi ka një djalë nga martesa e tij e parë, Patrikun dhe më pas Samuelin dhe Klerin nga martesa e dytë me arkitekten Era Lici./Gazeta Express/