Deputeti i PDK’së: Ka manipuluar me shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus, Arben Vitia

E publikuar: 05/05/2020 18:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë Ministria e Shëndetësisë së bashku me Qeverinë e Kosovës, kanë manipuluar me shifrat e të diagnostifikuarve dhe të vdekurve nga COVID-19, shkruan GazetaBlic.

Sipas deputetit Haxhiu, rritja dhe rënia e rasteve, ka qenë një dëshmi, e cila ka shpërfaqur sipas tij, lojën e qeverisë me pandeminë.

“Ka pasë manipulim me mënyrën e të diagnostifikuarve me COVID dhe numrin e vdekjeve, pra qeveria Kurti, ka kamofllu dhe ka manipulu shifrat me COVID 19 me të diagnostifikuar dhe të vdekur”.

“Më datën 27 raportohen 22 të vdekur, deri më datën 4 maj nuk ka pasë raste të vdekjes, ndërsa nga data 4 maj është një rast i vdekjes, ndërsa më datën 4 maj shifrat e të vdekurve shndërrohen nga 22 në 26 edhe pse është raportu veç një rast i vdekjev. Këta po manipulojnë me shifra dhe njerëz”.

“Njejtë kanë bë edhe me të diagnostifikuar, më datën 2 maj është raportu që numri ka qenë 823 me të diagnostifikuar, IKSHP-ja paraqet 11 raste, ndërsa më datën 3 maj numri rritet në 851 për 28”, shprehet Haxhiu.

Tutje Haxhiu në një prononcim për GazetaBlicthotë se komisioni parlamentar për shëndetësi ka kërkuar hetim të pavarur për rastin e vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani, duke kërkuar kështu dorëheqjen e Arben Vitisë dhe Xhelal Sveçlës.