Deputeti i PDK-së e quan hajgare mocionin e Vetëvendosjes për rrëzimin e Qeverisë Hoti

E publikuar: 12/08/2020 22:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta rrëzojë Qeverinë Hoti, pavarësisht se ka nisur procedurën për mbledhjen e votave për një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi e ka quajtur hajgare çështjen e mocionit të mos besimit të ngritur nga partia tjetër opozitare, për ta çuar Hotin në shtëpi.

“Nuk mund të rrëzohet qeveria pa 61 vota. Ajo është hajgare. LVV duhet të tregojë për vijat e tyre të famshme të kuqe ndaj PDK-së. Mocioni i mosbesimit nuk ka shans të jetë i suksesshëm”, ka thënë ai në DebatPlus të TV Dukagjini.