Deputeti i PDK për shkarkimet e Hotit: LDK nuk po përmbahet nga veprimet komuniste

E publikuar: 16/10/2020 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, deklaroi se LDK nuk po mundet të përmbahet nga veprimet komuniste duke u ndërlidhur me vendimet e fundit të kryeministrit Hoti me shkarkimet e tri prej institucioneve kryesore.

“LDK nuk po mundë të përmbahet nga veprimet komuniste, shkarkimi i Drejtorit të policisë po shihet që mund të jetë kryekëput i lidhur me arrestimin e nënkryetarit të kësaj partie Haki Rugova, nuk e dijë nëse shkarkimi i tij mund te jetë mesazh edhe për prokuroret dhe gjyqtarët që do të merren me këtë çështje”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, po tentohet që çdo inssitucion publik të politizohet, duke shtuar se Qeveria Hoti se me këto veprime po tenton të mbulojë skandalet e veta dhe se duhet të shkarkohet sa më shpejtë.

“Shkarkimi i drejtorit të doganave dhe të ATK-së është veprim politik i këtij Kryeministri të dështuar i cili po tenton që ta politizoj çdo institucion publik në Kosovë. Kjo Qeveri e dështuar e cila me veprime të tilla dëshiron t’i mbuloj skandalet e veta nuk meriton ta udhëheq vendin, si e tillë duhet sa më shpejt të shkarkohet.”, përfundoi Hoxha.