Deputeti i LDK’së tallet me Xhabir Zharkun: Shpëtuam, erdhi ta zhvillojë Kosovën

E publikuar: 13/06/2018 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zharku në një intervistë ka thënë se është kthyer në Kosovë për ta zhvilluar ekonominë e vendit.

“Unë e kam mbajtur dënimin, sepse në bazë të Ligjit thuhet se ose duhet të shkosh në burg ose duhet të jesh larg. Unë i kam plotësuar të gjitha ato kushte, pasi që kam qëndruar 6 vite larg Kosovës, ku kam qenë i dënuar me tri vite burgim”, ka thënë Zharku.

Ish-ministri, njëherësh deputeti i LDK-së, Rrahmani ka ironizuar me këtë deklaratë duke shkruar një status në Facebook.

“Pshtuam! Urime! Njëri ish kthyer për me zhvillu Kosovën!!!”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.