Deputeti i LDK-së për Hashim Thaçin: Këtij burrit nga Buroja i ka dalë boja

E publikuar: 13/12/2019 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas njoftimit se presidenti Hashim Thaçi ka shtyrë për dy ditë thirrjen e seancës konstitutive të Kuvendit, raporton Gazeta Express.

Avdyli përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se shtyrja e seancës mbetet një lloj i fyerjes së qytetarëve të Kosovës, e jo vetëm të atyre të besimit katolik.

“Këtij burrit Brojës i duhet një këshilltarë për ti treguar datat e emrat e festave fetare sepse nuk është hera parë që ky gabon. E këshilla kryesore për të do ishte ik prej aty se moti të ka dalë koha e boja, se sje për atë vend”, ka thënë ai.