Deputeti i AAK-së: Mos të përdoren testet nga Serbia për Kurtin, janë të dyshimta

E publikuar: 11/05/2020 19:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas Sylës, ishte gabim qysh në fillim pranimi i këtyre testeve.

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk duhet të përdorë testet e ardhura nga Serbia tek asnjë qytetarë në Republikën e Kosovës, e sidomos as për Kryeministrin në detyrë, nëse veç ka nevojë për testim, transmeton lajmi.net.

Sipas Sylës, ishte gabim qysh në fillim pranimi i këtyre testeve.

Ai ka shtuar se me faktin se këto teste vijnë nga Serbia, mund të jenë edhe të dyshimta.

Për më shumë, ky është postimi i tij:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk duhet të përdor testet e ardhura nga Serbia tek asnjë qytetarë në Republikën e Kosovës, e sidomos as për Kryeministrin në detyrë, nëse veq ka nevojë për testim. Ishte gabim qysh në fillim kur Qeveria jonë i pranoi ato, sepse me vet faktin që vijnë nga një shtet siç është Serbia, mund të jenë edhe të dyshimta.