Deputeti i AAK-së – Kurtit: U pa patriotizmi yt z.Kurti

E publikuar: 22/06/2020 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, i ka reaguar kryetarit të VV-së, Albin Kurti , pasi që ky i fundit kishte deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është e papranueshme.

Gazmend Syla i ka numëruar disa veprime të Kurtit nga të cilat, sipas tij, ka përfituar Serbia, duke shtuar se Kurti s’mund të mbajë moral politik.

Ky është postimi i tij i plotë:

Shih kush po mban moral politik. Ja hoqi tarifën Serbisë. U zgërdhi me Berbaniçin. Pranoi dhurata ( testet ) prej Serbisë. Ju dha 10 milion € serbëve të Veriut për rrymë.Na solli Putinin në Pejë. Lejove mbi 150 mjekë ( UDB) me hy ne Kosovë sikur në bahçe të babës, e vazhdon me fol për patriotizëm. U pa patriotizmi yt z.Kurti.