Deputeti hero që u përpoq të shpëtojë policin e plagosur (Foto)

E publikuar: 23/03/2017 00:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një deputet i parlamentit Britanik u quajt hero pasi u përpoq të shpëtonte me të gjitha mënyrat oficerin e plagosur me thikë të mërkurën.

Policia tha se një oficer policie që mbronte parlamentin ishte plagosur me thikë nga agresori që u qëllua për vdekje më pas.

“BBC” tha se deputeti konservator Tobias Ellwood – ish oficer ushtrie – i dha frymëmarrje artificiale oficerit të policisë në Westminster, por megjithatë ai nuk mbijetoi.

Katër persona, përfshirë oficerin e policisë, vdiqën në sulmin e cilësuar si terrorist, ndërsa 40 të tjerë, përfshirë tre oficerë policie, u plagosën.

Ellwood – vëllai i të cilit vdiq në sulmet terroriste të vitit 2002 në Bali – ishte një prej atyre që nxitoi për të ndihmuar të plagosurit mes kaosit të shkaktuar në qendër të Londrës.

Shoku i tij, deputeti 20-vjeçar Adam Afriyie tha se e kishte shikuan Ellwood-in që i ishte drejtuar skenës së masakrës pavarësisht udhëzimeve të policisë për të shkuar në një vend të sigurt.

Në foto u shfaq deputeti me duar dhe fytyrë me gjak pasi kishte provuar t’i jepte frymëmarrje gojë-më-gojë policit të plagosur.

Veprimi i deputeti u vlerësua lart nga të gjithë në median sociale, përfshirë edhe nga kolegë të tij deputetë./tvklan.al