Deputeti gjerman Peter Beyer: Kosova duhet të refuzojë pazarin e ndyrë

17.06.2020 22:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Deputeti gjerman Peter Beyer: Kosova duhet të refuzojë pazarin e ndyrë

Parlamenti gjerman ka vazhduar mandatin e trupave gjermane të KFOR-it në Kosovë. Rreth 400 ushtarë gjermanë do të kujdesen edhe në të ardhmen për sigurinë e vendit. Deputeti i partisë konservatore CDU, Peter Beyer, gjatë debatit parlamentar ka akuzuar rëndë presidentin e Kosovës për përgatitjen e një pazari të ndyrë në kurriz të Kosovës dhe ka theksuar se pjesë e këtij pazari mund të jetë edhe shpërbërja e Gjykatës Speciale. Beyer kërkoi që më 27 qershor në Washington të ftohet edhe emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak, ndërsa Richard Grenellin e atakoi për shkak të “lojërave jotransparente”.

Trupat gjermane janë të pranishme në Kosovë që nga viti 1999. Të mërkurën parlamenti gjerman (Bundestag) vazhdoi mandatin e ushtarëve gjermanë në Kosovë edhe për një vit. Në Kosovë do të shërbejnë edhe më tutje 400 ushtarë gjermanë në kuadër të KFOR-it. Për vazhdimin e mandatit votuan 513 deputetë, 152 qenë kundër, 5 abstenuan. Shpenzimet vjetore për trupat gjermane në Kosovë kapin shumën prej 16,63 milionë euro.

Në diskutimet e tyre deputetët e koalicionit qeveritar (CDU konservatore dhe SPD socialdemokrate) argumentuan se qëndrimi i ushtrisë gjermane në Kosovë është ende i nevojshëm për shkak të situatës jo aq stabile. Një fjalim mjaft të ashpër e mbajti deputeti i CDU-së, Peter Beyer, i cili është edhe raportues i Asamblesë Parlamentare Këshillit të Evropës (APKE). Beyer tha se Kosovën janë duke e shqetësuar fuqi të brendshme dhe të jashtme. Andaj, sipas tij, është me rëndësi të arrihet një unitet i shoqërisë. Këtu, tha Beyer, përgjegjësi të madhe ka qeveria e kryeministrit të ri, e cila duhet të qeverisë mirë dhe të angazhohet për pajtim përmes së vërtetës. Prioritet duhet të gëzojë lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe koronavirusit, deklaroi deputeti gjerman.

Peter Beyer nënvizoi se me rëndësi është edhe ringjallja e bisedimeve me Serbinë me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës me fqinjin verior. Pa e përmendur me emër presidentin e Kosovës dhe kolegun e tij serb, Beyer tha se nuk është e nevojshme të shpiken ide të reja: “Unë them: shikoni në drejtim të Brukselit. U bëj thirrje Kosovës dhe Serbisë: kryeni detyrat e shtëpisë. Nuk na duhet një pazar i pistë. Mos lëshoni pe përballë presionit të jashtëm. Nuk na duhet ndryshimi i kufijve. Nuk na duhet shpërbërja e Gjykatës Speciale dhe e zyrës së prokurorit special, të cilat mund të jenë pjesë e një pazari të ndyrë”.

Pazaret e pista, sipas Beyer, nuk i ndihmojnë njerëzve, nuk i ndihmojnë rajonit dhe nuk i ndihmojnë BE-së. “Vetëm një proces i drejtuar nga BE mund të ndihmojë që negociatat të përfundojnë me marrëveshje”. Beyer u shpreh i zemëruar me rolin e Richard Grenellit, të dërguarit të Donald Trumpit për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. “Nuk e dimë se çka do të ndodhë më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë. Por një gjë e dimë: BE nuk do të jetë aty”, protestoi Beyer.

Duke pasur parasysh faktin se të dy vendet aspirojnë të hyjnë në BE, tha Beyer, “i bëj thirrje me këmbëngulje administratës së Trumpit që ta ftojë edhe emisarin e BE-së Mirosllav Lajçak”. Beyer akuzoi Grenellin për “lojëra jotransparente”, të cilat nuk i shërbejnë çështjes. Postimet e Grenellit në Twitter Beyer i quajti “beteja absurde”. Beyer tha se Grenell nuk mund t’i ofrojë Kosovës liberalizim të vizave. Deputeti gjerman nënvizoi se edhe Kosova në të ardhmen e afërt do të gëzojë lirinë e lëvizjes. Beyer kërkoi që BE në bisedimet mes Kosovës e Serbisë të paraqitet me një agjendë të fuqishme. Ai përmendi si hap pozitiv që BE ka ndarë 3,3 miliardë euro për vendet e rajonit pas përhapjes së pandemisë./Koha.net/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ambasada amerikane reagon pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë

Ambasada amerikane reagon pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë

Gjini merr mbështetje nga Tahiri për projektet e Komunës së Gjakovës

Gjini merr mbështetje nga Tahiri për projektet e Komunës së Gjakovës

S’ka vendim tjetër për shtyrje, sot afati i fundit për bizneset që të paguajnë tatimet

S’ka vendim tjetër për shtyrje, sot afati i fundit për bizneset që të paguajnë tatimet

Policia i kap 5 persona në Prishtinë duke tentuar t’i transportonin me ‘taxi’ dy thasë me drogë

Policia i kap 5 persona në Prishtinë duke tentuar t’i transportonin me ‘taxi’ dy thasë me drogë

Arsenal – Liverpool, formacionet e mundshme

Arsenal – Liverpool, formacionet e mundshme

Koronavirusi i merr jetën 23 vjeçares në Tiranë

Koronavirusi i merr jetën 23 vjeçares në Tiranë

Maqedoni, deri në ora 09:00 votuan mbi 5% të votuesve

Maqedoni, deri në ora 09:00 votuan mbi 5% të votuesve

Therje me thikë në Pejë, policia arreston një person

Therje me thikë në Pejë, policia arreston një person

I infektuari me koronavirus sillet nëpër Prishtinë, rrihet nga disa persona të panjohur

I infektuari me koronavirus sillet nëpër Prishtinë, rrihet nga disa persona të panjohur

Meta pret sot Bashën

Meta pret sot Bashën

LDK optimiste për marrëveshjen finale, LVV kundërshton takimin e Brukselit

LDK optimiste për marrëveshjen finale, LVV kundërshton takimin e Brukselit

Lëkundet Shqipëria, tërmeti godet në Korçë

Lëkundet Shqipëria, tërmeti godet në Korçë

Zëdhënësi i MSH-së tregon se pse po përhapet aq shpejt koronavirusi

Zëdhënësi i MSH-së tregon se pse po përhapet aq shpejt koronavirusi

Moti sot dhe nesër

Moti sot dhe nesër

Pejë, tre pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë

Pejë, tre pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë

Mbyllet për qarkullim rruga “Ilaz Kodra” në kryeqytet

Mbyllet për qarkullim rruga “Ilaz Kodra” në kryeqytet